30 perqind e shtetasve maqedonas i tremben nje konflikti te armatosur.

Ky ishte nje nder perfundimet e sondazhit te Balkan Monitor, te kryer tetorin e kaluar, qe pyeti 1000 persona per shtate kategori. Persa u perket pyetjeve te tjera, 46 perqind e te pyeturve thane se jane te pakenaqur nga jeta qe bejne, 33 perqind thane se ekonomia po permiresohet, ndersa 49 perqind mendojne se qeveria po lufton krimin e organizuar.

Lidhur me ceshtjen e anetaresimit te BE, 57 perqind e maqedonasve dhe 84 perqind e shqiptareve u pergjigjen se e prisnin me kenaqesi.

Sondazhi, i kryer ne shtator e tetor 2008, eshte anketa me e madhe e opinionit publik ne rajon.

Top Channel