Karnavalet ne Rio, modelja pikturon Obamen ne kofshe

23/02/2009 12:30

Ka pikturuar portretin e Obames ne njeren nga kembet e saj. Zgjedhja e mbretereshes se karnavaleve, modeles balerine Viviane Castro, pjesemarrese ne karnavalet e Rio De Zhaneiros ne Brazil, ka shkaktuar mjaft polemika.

Ndersa vitin e kaluar ajo kishte dale me nje pale te mbathura thuajse te padukshme, kete here Viviane ka vendosur te mbuloje njeren nga kofshet me portretin e presidentit amerikan.

Ne kofshen tjeter kishte zgjedhur presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva. Poshte tij kishte shkruar: Ne shitje, duke iu referuar shitjes se pyjeve te Amazones SHBA-se, teme e zgjedhur nga shkolla e saj e sambas. Keshtu, pas bluzave, stemave e kapeleve, portreti i presidentit amerikan nuk u shpetoi dot as karnavaleve.

Parada e kercimit u perfshi nga kostumet shumengjyreshe te vajzave te sambas, qe parkaluan gjate diteve te festes.

Top Channel