Ish-pjesetaret e TMK-se, qe nuk u perzgjodhen gjate procesit te krijimit te FSK-se, do t’u rikthehen protestave sot ne mesdite.

Protesta do te mbahet para Ministrise se Forces se Sigurise se Kosoves, per te shprehur pakenaqesite ndaj hapave te ndermarra nga institucionet e Kosoves ne lidhje me kerkesat e tyre qe nga protesta e kaluar.

Procesin e seleksionimit per ish pjesetaret e TMK-se, keshilli i protestes e quan te gabuar. Ata thone se nese edhe kesaj radhe nuk plotesohen kerkesat e tyre, protesta mund te radikalizohet.

Top Channel