Irak, rihapet pas gjashte vjetesh Muzeu Kombetar

23/02/2009 09:40

Eshte rihapur pas gjashte vjetesh Muzeu Kombetar i Irakut. Pas pushtimit amerikan te vendit ne vitin 2003, muzeu u be pre e grabitjeve dhe akteve vandaliste.

15 mije vepra arti u vodhen nen hunden e amerikaneve, qe kishin marre urdher te mos nderhynin. Vetem ¼ e objekteve te zhdukura jane gjetur dhe jane rikthyer ne muze, pavaresisht perpjekjeve nderkombetare per te ndaluar trafikimin, apo shitjen e tyre.

Ne muzeun e Bagdadit gjendeshin shumica e thesareve te kombit, pasi Iraku, si djep i civilizimit, eshte pershkruar si nje nga vendet me te medha arkeologjike.

Top Channel