Netanyahu: Do te bashkepunoj me Obamen

22/02/2009 18:40

Per te arritur paqen ne Lindjen e Mesme, kryeministri i ardhshem i Izraelit, Benyamin Netanyahu, ka premtuar te bashkepunoje me presidentin amerikan, Barack Obama.

“Kam ndermend dhe parashikoj te bashkepunoj me administraten Obama per te kerkuar te promovoj objektivin e perbashket per paqe, siguri dhe prosperitet per ne dhe fqinjet tane”, eshte shprehur Netanyahu.

Ne kete menyre ai ka qetesuar te gjithe skeptiket se bashkepunimi mes SHBA-ve dhe Izraelit ishte ne dyshim pas objektivave te Obames per nje paqe mes izraeliteve dhe palestinezeve.

Netanyahu njihet si nje nga kundershtaret e krijimit te nje shtetit palestinez.

Top Channel