Terrorizmi, Ridge pranon kritikat per torturat

21/02/2009 17:45

Sekretari i pare i Sigurise se Brendshme ne SHBA, Tom Ridge ka pranuar disa nga kritikat e bera ndaj Amerikes per luften ndaj terrorit.

Ne nje interviste per BBC, Ridge ka deklaruar se, sulmet e bera ndaj masave qe parashikonin zgjatjen e burgimit dhe kryerjen e torturave ndaj personave te dyshuar jane mese te justifikuara.

Megjithate, ai ka theksuar se Shteteve te Bashkuara u eshte dashur te merren me nje tip te ri kercenimi.

Reporteret e Komisionit Nderkombetar te Juristeve deklaruan se masat anti-terror kane cenuar rende ligjin per lirite dhe te drejtat e njeriut.

Pas nje studimi tre vjecar, KNJ ka deklaruar se shume shtete nga frika e terrorizmit kane marre masa si burgim pa proces gjyqesor, zhdukje te te dyshuarve dhe perdorim te torturave.

Top Channel