Tajlande, mbreti fal shkrimtarin australian

21/02/2009 17:05

Harry Nicolaides, nje shkrimtar australian i burgosur ne Tajlande per shpifje ndaj mbretit te ketij vendi, eshte kthyer ne shtepi pasi u fal nga vete monarku dhe u la i lire.

Nicolaides, 41 vjec, u denua me tre vjet burg ne Janar. Akuzat e ngritura ndaj tij kishin te benin me nje kapitull te shkruar ne nje nga librat e tij qe eshte shitur shume pak.

Nicolaides u takua me familjen e tij ne Melbern. Babai i tij u tha reportereve se i biri do te vizitonte te emen qe eshte e shtruar ne spital.

Ne librin e tij 41-vjecari fliste per nje mbret te Tajlandes, ndonese nuk permendte emra. Megjithate, familja mbreterore u ndje “e turperuar” nga gjerat qe i atribuoheshin.

Top Channel