KGB planifikoi vrasjen e Papa Gjon Palit II

21/02/2009 21:55

Sherbimet sekrete sovietike kane derguar nje vrases profesionist per te eleminuar Papa Gjon Palin e dyte, ne fazen e fundit te luftes se ftohte mes Lindjes dhe Perendimit.

Konfirmimi i dyshimeve qe vete Papa kishte permendur ne librin e tij te fundit “Kujtime dhe identitete”, vjen nga Polonia.

Sovietiket i druheshin kishes katolike ne Poloni, qe ishte bere pika qendrore e rezistences se regjimit te tyre dhe per kete planifikuan vrasjen e Atit te Shenjte gjate vizitave te tij ne atdhe, ne vecanti gjate asaj te kryer ne 1987-en.

Per kete sherbimet e fshehta moskovite angazhuan nje “killer” bullgar, i cili kishte te dhena te sakta te itinerarit te Papes.

Por bashkeshortja e tij ishte katolike dhe ia tregoi planin priftit Zdzislaw Krol, i cili informoi menjehere policine polake qe shmangu tentativen e dyte te vrasjes, pas asaj te 13 majit 1981, te kryer nga turku Ali Agca.

Top Channel