SHBA: Do punojme me cdo qeveri te Izraelit

20/02/2009 20:35

Shtetet e Bashkuara do te bashkepunojne me qeverine e re izraelite, cilado qofte perberja e saj.

Deklarata eshte bere sot ne Uashington nga nje prej zedhenesve te Departamentit te Shtetit, Gordon Duguid, duke i bere referim qeverise qe do te drejtohet nga Benyamin Netanyahu.

Duguid ka rikonfirmuar gjithashtu qendrimin “optimist” te SHBA per procesin e paqes mes Izraelit dhe Palestines.

Top Channel