NATO u ben thirrje serbeve qe te mos hezitojne, por te behen pjese e Forces se Sigurise se Kosoves.

Thirrja eshte bere gjate samitit te ministrave te Mbrojtjes se Aleances ne Poloni, ku eshte vleresuar edhe bashkepunimi mes KFOR-it dhe EULEX-it ne Kosove.

“Aleatet jane te kenaqur me menyren me te cilen KFOR-i eshte duke zbatuar detyrat e reja”, ka thene sekretari i pergjithshem i NATO-s, Scheffer ne nje konference per shtyp.

Ai vleresoi faktin se situata ne Kosove eshte e qete, pavaresisht mjedisit te nderlikuar politik.

Top Channel