Nje serb eshte arrestuar nga policia e Kosoves, pasi qelloi me arme ne veri te Mitrovices.

Sipas raportimeve te policise, ngjarja ka ndodhur ndersa 33-vjecari serb po udhetonte me nje makine kur ka qelluar me arme zjarri drejt nje objekti ne lagjen e Boshnjakeve.

Asnje person nuk ka mbetur i lenduar nga sulmi.

Policia arriti ta kape serbin pak pas incidentit, nderkohe qe kane nisur hetimet per zbardhjen  e ngjarjes.

Top Channel