Ndermarrje te ndryshme ne Kroaci pushojne cdo dite nga puna plot 150 punetore, ose 750 ne jave.

Lajmin e ka bere te ditur Shoqata e Prodhuesve te Kroacise, sipas te ciles punedhenesit do ta ulin numrin e te punesuarve ne 63%, nderkohe qe nje pjese e mire e tyre do te nderpresin aktivitetin nese kriza ekonomike vazhdon.

Shoqata ben thirrje per ruajtjen e vendeve te punes, ne te kundert ajo paralajmeron se deri ne fund te vitit vetem ne industrine ushqimore do te jene larguar nga puna 50 mije punetore.

Top Channel