Google korrigjon gabimin me kontinentin e zhdukur

20/02/2009 17:35

Imazhet e Google Earth kane ngjallur debate te medha per disa ore rresht, pasi gazeta “Sun” publikoi nje shkrim per nje zbulim te rendesishem te bere ne Oqeanin Atlantik.

Sipas jesaj gazete, nepermjet Google Earth, ne oqean jane vene re pjese te zhytura te kontinentit Atlantid, te zhdukur mijera vjet me pare. Por menjehere pas publikimit te lajmit, Google ka pergenjeshtruar gjithcka, duke thene se behet fjale per nje anije te specializuar per te studiuar dyshemene e oqeanit.

Kompania Google ka sqaruar se nje lidhje paralele rrjetesh qe ka shkaktuar kete turbullire, por tashme gjithcka eshte sqaruar. Kontinenti misterioz per te cilin thuhet se ka pasur jete dhe civilizim, por gjithcka mbetet ne kuadrin e hipotezave.

 

Top Channel