Kryeministri Hashim Thaci beson se edhe Rusia do ta njohe pavaresine e Kosoves, edhe pse gjasat nuk jane qe kjo te ndodhe shpejt.

“Nuk them se kjo do te ndodhe ne te ardhmen e afert. Vendimi i Beogradit per ta njohur Kosoven, do ta shpejtonte njohjen nga Moska. Nuk e perjashtoj mundesine qe Rusia te na pranoje si shtet te pavarur para Serbise”, i tha kryeministri gazetes beogradase “Politika”.

Thaci e ftoi serish Beogradin te njohe shtetin e ri, ne menyre qe te dy vendet e ecin drejt integrimit euro-atlantik. Persa i perket dergimit te kesaj ceshtjeje ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage, kryeminsitri tha se veprimi eshte pjese e tendences serbe per te mashtruar publikun.

Top Channel