Shtyhet gjyqi i gazetarit qe goditi Bushin

19/02/2009 16:05

Eshte shtyre per ne muajin mars gjyqi ndaj gazetarit irakian, qe qelloi me kepuce ish-presidentin amerikan Xhorxh Bush.

Muntadar al-Zaidi akuzohet per sulm ndaj nje lideri te huaj dhe rrezikon te denohet me 15 vjet burg. Avokatet e tij kane argumentuar se reporteri u mundua te shprehte pikepamjet ne nje vend ku pasionet shkaktojne ende debate. Me te hyre ne sallen e gjyqit ai u prit me duartrokitje dhe te bertitura.

Zaidi kerkoi qe dy avokate te tjere t’i shtohen skuadres se tij te mbrojtjes dhe gjykatesi kerkoi pushim per te shqyrtuar kerkesen. Ai vendosi me pas shtyrjen e gjyqit per me 12 mars, duke e argumentuar me faktin se gjykata kerkon me shume kohe per te pyetur kabinetin irakian nese vizita e Bushit ne Irak ishte formale, apo informale. Avokatet e Zaidi shpresojne se ai do te shkarkohet nga akuzat.

Top Channel