SHBA i kerkon NATO-s te shtoje trupat ne Afganistan

19/02/2009 09:35

SHBA u kerkon partnereve te vendeve te NATO-s te shtojne trupat ne Afganistan, per te nxitur luften kunder talebaneve.

Komentet u bene nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, perpara nisjes se punimeve te samitit te sotem te minsitrave te Mbrojtjes se NATO-s ne Poloni. Gates do te kembengule per me shume ndihme per sigurine, ndersa vendi kete vit do te zhvilloje zgjedhje.

Komandanti i ushtrise amerikane ne Afghanistan, Gjeneral David McKiernan, ka parashikuar se viti i ardhshem do te jete i veshtire, megjithe vendimin e presidentit Obama per te dislokuar 17 mije trupa shtese.

“Ka probleme themelore te varferise, analfabetizmit dhe dhunes qe kane qene te pranishme gjate tre dekadave ne kete vend. Pra nuk ka per te ndryshuar shume shpejt”, tha ai.

Top Channel