Obama ne Kanada, bisedime per ekonomine e Afganistanin

19/02/2009 09:50

Presidenti amerikan Barak Obama nis sot viziten e tij te pare jashte vendit. Ai do te udhetoje drejt Kanadase, ku do te takohet me kryeministrin kanadez Stiven Harper.

Ekonomia, mjedisi, energjia dhe Afganistani jane disa nga ceshtjet kryesore, qe do te diskutohen. Kanadaja eshte partneri me i madh tregtar i SHBA-se, si dhe eksportuesi me i madh i naftes dhe gazit natyror per ne Amerike. Obama do te perpiqet te largoje shqetesimet kanadeze per proteksionizmin.

Kryeministri Harper do te kerkoje siguri termi “Buy american” (bli produkte amerikane) ne paketen stimuluese te ekonomise amerikane te firmosur kete jave nga Obama, nuk do te diskriminoje firmat kanadeze, qe dergojne rreth 75 perqind te eksporteve te tyre ne SHBA.

Top Channel