Netanyahu mund te jete kryeministri izraelit

19/02/2009 10:50

Partia e liderit ultranacionalist, Yisrael Beiteinu Lieberman, mbeshtet kreun e partise Likud, Benjamin Netanyahu, per krijimin e qeverise se re izraelite.

Partia e tij arriti rezultate thelbesore ne zgjedhjet e 10 shkurtit. Ka gjasa qe Netanyahu te ngarkohet nga presidenti Shimon Peres per ndertimin e kabinetit. Ai mund te kete teorikisht mbeshtetjen e 65 nga 120 deputetet e parlamentit.

Qe prej dites se djeshme Peres ka nisur takimet me partite, si pjese e konsultimeve per ata qe do te ftohen per formimin e qeverise. Tzipi Livni e partise Kadima fitoi 28 vende ne parlament, ndersa Likud e Netanyahut nje vend me pak. Partite nacionaliste dhe fetare, qe mbeshtesin tradicionalisht Likudit, fituan disa vende gjithashtu.

Netanyahu do te kete gjashte jave per koalicionin, sapo te marre ftesen nga presidenti.

Top Channel