Moti i keq me reshje shiu dhe debore ka perfshire edhe Kosoven, por pa shkaktuar bllokimin e akseve rrugore.

Te gjitha rruget ne territorin kosovar, perfshire edhe ato ne pikat kufitare, jane te kalueshme, ndonese me veshtiresi. Probleme paraqiten ne disa akse nga debora dhe ngricat, njoftoi policia kosovare.

Qytetaret jane lajmeruar te mbajne nen kontroll shpejtesine per te shmangur aksidentet. 31 persona nga Prishtina, Gjilani, Skenderaj e Lipjani mesohet se kane marre ndihme mjekesore sipas Qendres Emergjente, per shkak te disa aksidenteve rrugore, por qe nuk kane shkaktuar viktima.  

Top Channel