Lampeduza, emigrantet perleshen me policine

19/02/2009 09:40

Nje qender e pritjes se klandestineve ne Lampeduza te Italise u perfshi nga flaket qe ndezen vete emigrantet, ne perpjekje per t’u larguar prej saj.

14 persona perfunduan ne spital pas problemeve me frymemarjen. Kjo qender u kritikua muajin e kaluar edhe nga vete Kombet e Bashkuara per kushtet e keqija te trajtimit te klandestineve. Kjo eshte e disata here qe ne kete vendpritje emigrantesh klandestine ndodhin trazira te tilla.

Trazirat u provokuan nga nje grup emigrantesh tuniziane, qe tentuan te hapnin portat per t’u arratisur dhe u vune flaken dyshekeve, jastekeve dhe objekteve te tjera te godines, duke shkaktuar deme te medha materiale ne qender.

Kapanoni qendror u shkaterrua dhe flaket e zjarrit perfshine edhe ndertesa te tjera. Pas shume perpjekjeve te policise dhe nje helikopteri zjarri u arrit te shuhej.

Revolta pati si shkak riatdhesimin e 107 tunizianeve dy dite me pare. Pas ketij veprimi u hodhen ne proteste 300 bashkekombas te tyre, qe nisen edhe nje greve urie.

Top Channel