Ish-perfaqesuesi amerikan per bisedimet per statusin, Frank Uizner vleresoi sukseset e arritura ne Kosoves nje vit pas shpalljes se pavaresise, por theksoi se ekonomia eshte pika me e rendesishme per suksesin e shtetit te ri.

“Shtetet e Bashkuara do te vazhdojne te jene nje mik i madh e i mire i Kosoves. Ne e kemi ndjekur ate gjate procesit te pavaresise dhe jemi te vendosur per te garantuar qe ajo te jete e suksesshme si shtet”, tha Uizner ne nje interviste dhene “Zerit te Amerikes”.

“Nuk kam asnje dyshim se e njejta politike ndaj Kosoves do te vazhdoje edhe nen Presidentin Obama”, tha Uizner.

Top Channel