Rebelet myslimane ne Uganda kane kerkuar qe ish-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj te ndermjetesoje negociatat e paqes mes tyre dhe qeverise.

Lajmin e ben te ditur agjencia franceze “AFP”, e cila i referohet zedhenesit te rebeleve, i cili ka vleresuar kandidaturen e Haradinajt duke e konsideruar ate si nje njeri qe ka kaluar shume pervoja.

Nga ana tjeter, shton burimi, edhe qeveria e Ugandes ka njoftuar se nuk ka asnje kundershtim per zgjedhjen e Haradinajt.

Ministri i Brendshem ugandez Matiah Kasiaj, ka njoftuar gjithashtu se qeveria ka ne plan per te derguar ne Kosove nje delegacion qe te takoje ish-kryeministrin.

Top Channel