Turneu i Klinton, sekretarja amerikane ne Indonezi

18/02/2009 08:50

Hillary Clinton ka mberritur sot ne Indonezi, ne etapen e dyte te turneut te saj ne Azi, i pari qe pas marrjes se postit te sekretares se Jashtme.

Udhetimi ne kete vend eshte shenje se vullnetit amerikan per te zgjeruar lidhjet me boten myslimane, pasi ne kete vend jeton komuniteti me i madh mysliman. Klinton do te takohet me presidentin Susilo Bambang Yudhoyono dhe zyrtare te tjere te larte, perpara se te drejtohet per ne Korene e Jugut.

Mijera police do te vendosen ne pikat kyce te kryeqytetit Xhakarta gjate kesaj vizite te shkurter. Klinton me pare ndodhej ne Tokio, ku ka dhene garanci per solidaritetin e aleances me Uashingtonit dhe Tokios dhe i dorezoi kryeministrit Aso ftesen e presidentit Omaba per nje takim me 24 shkurt ne Shtepine e Bardhe.

Top Channel