Sulm ajror ne Afganistan, 16 viktima

18/02/2009 09:30

16 persona, mes te cileve 8 gra dhe 2 femije gjeten vdekjen ne nje sulm ajror te forcave nderkombetare ne perendim te Afganistanit.

Lajmin e ka bere te ditur policia afgane. Sipas forcave te koalicionit qe drejtohen nga SHBA, sulmi kishte si objektiv kreun e nje grupi rebelesh.

Ne nje komunikate, forcat e koalicionit sqarojne se rreth 15 rebele mund te kene gjetur vdekjen nga bombardimet.

Top Channel