SIDA, rekord vdekjesh ne Kine

18/02/2009 12:35

Semundja e SIDA-s eshte shkaku kryesor i vdekjeve vitin e fundit ne Kine.

Sipas nje raporti te publikuar ne median shteterore, 7000 persona kane gjetur vdekjen vetem gjate nente muajve te pare te vitit te kaluar.

Numri i viktimave te shkaktuara nga tuberkulozi dhe terbimi zbriti ne vendin e dyte dhe te trete. Viktimat e SIDA-s jane rritur ne menyre dramatike, pasi ndersa deri tre vjet me pare, semundja shkaktoi 8 mije te vdekur, vitin e kaluar shifra u rrit me pese here.

Ndryshimet e shpejta sociale dhe seksi i pasigurte jane shkaqet qe kane cuar ne rritjen e numrit te viktimave.

Top Channel