Sekuestrohet heroine ne Afganistan

18/02/2009 10:00

Trupat britanike dhe afgane sekuestruan sot gjate nje operacioni nje sasi heroine dhe perberesish per prodhimin e saj, qe kapin vleren e 71 milione dollareve.

Sekretari britanik i Mbrojtjes John Hutton pasi pergezoi trupat per aksionin, tha se talebanet do te vuajne tani mungesen e fondeve. Trupat bastisen 4 fabrika te prodhimit te droges ne provincen e Helmandit.

Nje zyrtar britanik qe punon ne Helmand kishte deklaruar per BBC se 60 perqind e policeve afgane ne kete province jane perdorues droge.

Operacioni i koduar “Diesel” coi edhe ne zbulimin e pajisjeve per prodhimin e bombave, si dhe ne sekuestrimin e nje sasie armesh dhe municionesh.

Top Channel