Milorad Ulemek Legija, shefi i Klanit te Zemunit, i akuzuar dhe denuar per vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjic, ka tentuar arratisjen ne burg.

Ndonese mbahet ne nje burg te sigurise se larte dhe eshte nje nga te denuarit me te ruajtur, Legijas se fundmi i eshte gjetur edhe nje pistolete ne qeli.

Policia eshte alarmuar kur ka pare armen, ndersa vete Legija ka thene se eshte nje dhurate e femijeve te tij.

Fillimisht eshte lajmeruar qe Legija te cohej ne spital e me pas nje urdher i dyte beri qe gjithe rojat e burgut te zevendesoheshin me te tjere.

Disa here deri me tani, Legija ka tentuar te largohet nga burgu, nderkohe qe ndaj tij vazhdojne disa procese gjyqesore.

Autoritetet kane vendosur transferojne ne nje burg me te sigurte. Vete Legija ka kerkuar qe te shkoje te luftoje ne Kosove pas shpalljes se pavaresise atje, por ushtaraket nuk e kane marre parasysh nje kerkese te tille.

Top Channel