CIA, baze sekrete ne juglindje te Pakistanit

18/02/2009 17:15

CIA ka perdorur nje baze ajrore sekrete ne juglindje te Pakistanit per te kryer sulmet ajrore me avionet pa pilot kunder guerrilasve talebane.

Lajmin e ben te ditur revista londineze “Times”, ne nje artikull te publikuar pas nje hetimi te gjate. Nga ana e tyre Islamabadi dhe Uashingtoni kane mohuar lajmin, por “Times” insiston se zoteron prova bindese.

Talebanet veprojne ne zonat tribale te Pakistanit dhe baza ne fjale eshte ajo e Shamsit, e vendosur jo shume larg qytetit te Kuetes.

Top Channel