Blen arkivolin para vetevrasjes, por nuk vdes

18/02/2009 14:35

E kishte pergatitur si mos me mire vdekjen, por tentativa per vetevrasje i ka deshtuar.

Nje qytetar nga Mali i Zi, emri i te cilit nuk behet i ditur, ka blere nje arkivol ne nje agjenci funerale dhe pasi eshte futur brenda tij, ka qelluar veten me pistolete ne koke.

Nuk ka mundur te vdese, por personi eshte transportuar ne spital, ku edhe po kurohet. Ngjarja e rralle ka ndodhur ne Podgorice.

Mesohet se personi kishte tentuar t’i jepte fund jetes per shkak te problemeve te renda familjare.

Top Channel