Pula: Njohje te reja te shtetit te Kosoves

17/02/2009 09:35

Ambasadori i Kosoves ne Tirane, Gazmend Pula shprehet optimist per njohje te reja ne njevjetorin e pavaresise se Kosoves.

I ftuar ne emisionin “Wake Up” ne Top Channel, ambasadori deklaroi se diplomacia kosovare duhet te intensifikoje punen dhe te rrise angazhimin per vazhdimin e procesit te njohjes, edhe me perkrahjen e nderkombetareve.

“Perpjekjet tona duhet te jene me te fuqishme dhe te organizuara, qe te konkludojne me njohje te reja”, deklaroi Pula. Ambasadori ka pershendetur rolin e Tiranes zyrtare per ndihmen ne te gjitha proceset neper te cilat ka kaluar Kosova deri ne shpalljen e shtetit te pavarur dhe drejt njohjeve te reja.

Top Channel