Presidenti, Fatmir Sejdiu, uroi gjithe popullin e Kosoves per njevjetorin e pavaresise se vendit.

Duke folur ne nje parlament, ne seancen solemne ne kete dite te shenuar, kreu i shtetit, deklaroi se Kosova eshte vendi i shanseve te barabarta per te gjithe qytetaret.

“Pakicat duhet t’i trajtojme pa dallim dhe te krijojme kushte te barabarta per te gjithe”, u shpreh Sejdiu.

Ne kete dite te shenuar, Sejdiu, vleresoi njohjen e pavaresise nga 54 vende, ndersa premtoi se vendi do te punoje me shume per te rritur besueshmerine te partneret nderkombetare dhe per te krijuar marredhenie te fqinjesise se mire me vendet evropiane ne pergjithesi dhe rajonale ne vecanti.

“Ne duam marredhenie te mira me fqinjet tane te afert. Serbia jo se nuk e pranon realitetin, por e lufton realitetin dhe synon te nderhyje ne pjese te caktuara te territorit tone. Politika destabilizuese e Beogradit nuk ndihmon askend. Mendesia e urrejtes, nuk eshte zgjidhja e duhur”, u shpreh Sejdiu.

Sipas kreut te shtetit, Kosova synon integrimin e saj ne BE dhe NATO, si dhe zhvillim te saj ne vitet ne vazhdim per te cuar deri ne fund endrren e heronjve, liderit shpirteror dhe politik, dr.Ibrahim Rugoves dhe liderit per liri, Adem Jasharit.

Top Channel