Pavaresia e Kosoves, mberrijne deputetet serbe

17/02/2009 11:10

Nje delegacion i deputeteve serbe ka hyre ne territorin kosovar, pikerisht ne diten e pavaresise se vendit.

Delegacioni serb ka si qellim mbledhjen e keshillit nacionalist ne Zvecan ne mesdite. Ne perberje te delegacionit eshte ministri per Kosoven, Goran Bogdanovic.

Deputetet serbe, me kete prani tyren ne kete dite te shenuar per mbare shqiptaret, pretendojne se pavaresia nuk eshte shpallur dhe se Kosova eshte ende Serbi.

Ata do te kerkojne te sfidojne shtetin e ri dhe te lene ne hije festen e pavaresise.

Nderkohe, masat e sigurise jane shtuar pasi priten edhe tensione, sidomos ne pjesen veriore te Mitrovices.

Top Channel