Mbyllet me vdekje konkursi per te zgjedhur te dashuren

17/02/2009 14:20

Nje konkurs per te zgjedhur se cilen do te mbante nder pese te dashurat qe kishte, mori nje rrjedhe te papritur per nje biznesmen kinez te martuar.

Perfundimi rezultoi fatal, kur njera prej femrave, qe u eliminua per shkak se nuk ishte e bukur, ftoi burrin dhe kater rivalet e tjera ne nje udhetim me makine, por gjate rruges u hodh nga nje shkemb. Mediat kineze thane se nga aksidenti mbeti e vdekur e dashura, ndersa te tjeret u plagosen.

Policia zbuloi rrethanat e aksidentit kur ne shtepine e viktimes gjeti nje leter. Te pesta femrat ishin ne dijeni te ekzistences se njera-tjetres, si dhe te gruas se biznesmenit, por asnjera nuk kishte pranuar te ndahej, pasi ai u paguante qirate e apartamenteve, rreth 730 dollare ne muaj. Duke qene se kriza ekonomike globale preku edhe biznesmenin, ai vendosi te linte kater dhe te mbante vetem nje te dashur.

Pa lajmeruar vajzat, ai vendosi te zhvilloje nje konkurs per talentin e tyre, ku nje instruktor nga nje agjenci mode vleresonte vajzat per pamjen e jashtme, menyren si kendonin dhe sa mund ta mbanin pijen. Vajza qe shkaktoi aksidentin ishte e para qe u eliminua dhe nga zemerimi vendosi te hakmerrej, duke i kerkuar biznesmenit dhe rivaleve ta shoqeronin ne nje udhetim ne qytet perpara se te kthehej ne shtepine e saj.

Mesohet se pas aksidentit, biznesmeni e mbylli kompanine dhe u pagoi 84 mije dollare kompensim familjareve te saj. Te katra te dashurat e tjera e lane dhe te njejten gje beri edhe e shoqja, kur mesoi per lidhjet e tij jashtemartesore.

Top Channel