Kamboxhia, ne gjyq ish-komandanti i kmereve te kuq

17/02/2009 12:15

Nje nga ish-komandantet e kmereve te kuq kamboxhiane ka dale para nje gjykate te Kombeve te Bashkuara.

Kmeret e kuq akuzohen per vrasjen e 1.7 milione personave para 30 vjetesh ne kete vend. Kaing Guek Eav, ka pranuar pjesen me te madhe te krimeve te ndodhura ne burgun e tij dhe u ka kerkuar falje viktimave.

Megjithate, seanca e pare lidhet me shume me ceshtje proceduriale dhe deshmite e para do te mberrijne vetem ne muajin mars. 66- vjecari i njohur ndryshe si Duch ka drejtuar nje qender ku mbaheshin 16 mije burra, gra e femije, qe iu nenshtruan torturave dhe vrasjeve.

Pavaresisht nisjes se gjyqit shume vezhgues mendojne se kryeministri Hun Sen, ish pjesetar i kmereve te kuq, kontrollon gjykaten dhe vendimet e saj.

Top Channel