Japoni, jep doreheqjen ministri i dehur

17/02/2009 10:00

Ministri japonez i Financave, qe u shfaq i dehur ne konferencen e G7 ne Rome, ka dhene doreheqjen.

Shoichi Nakagawa u vendos ne qender te polemikave per shkak te videos te shperndare ne You Tube, qe e paraqiste ne gjendje jonormale. Ai kishte mohuar se ishte i dehur dhe kishte sqaruar se kishte pire ilace per gripin. Megjithese dje deklaroi se kishte mbeshtetjen e kryeministrit japonez, ne nje konference te thirrur me urgjence minsitri shpalli doreheqjen.

Ajo nuk do te jete e menjehershme, por do te ndodhe pasi dhoma e ulet e parlamentit te miratoje buxhetin 2009-2010. Ministri kerkoi falje per problemet qe i kishte shkaktuar kryeministrit.

Flitet se zevendesuesi i tij do te jete Kaoru Yosano, ministri i Politikave Ekonomike dhe Fiskale. 

Top Channel