Emri, Cervenkovski: Negociatat pas zgjedhjeve

17/02/2009 03:20

Presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski ka deklaruar se nuk do te kete avancim ne negociatat per emrin per nje periudhe te gjate per shkak te zgjedhjeve ne Maqedoni dhe ne Greqi.

Kreu i shtetit, i cili u takua sot me perfaqesuesin e Maqedonise ne bisedimet per konfliktin lidhur me emrin midis Shkupit dhe Athines, ambasadorin Zoran Jolevski,  theksoi se edhe ngjarjet politike e bejne te pamundur intensifikimin e negociatave.

“Kemi nje sere zhvillimesh dhe ngjarjesh qe kontribuojne ne ngrirjen e negociatave pa lejuar qe te behen progrese. Si rezultat, nuk kemi asnje negociate konkrete dhe jemi larg nje zgjidhjeje apo kompromisi midis dy vendeve”, pohoi Cervenkovski.

“Mund te supozojme se nje skenar i ngjashem na pret edhe lidhur me BE-ne”, shtoi ai.

Top Channel