Dita e Pavaresise, festime ne Kosove

17/02/2009 08:00

Dita e Pavaresise do te festohet me nje seri aktivitetesh te organizuara nga institucionet kosovare.

Sot ne oren 11:00 do te mbahet nje mbledhje e kuvendit. Me kete rast do t’i drejtohen parlamentit dhe qytetareve, presidenti, kryeministri dhe kryeparlamentari. Ne mesdite do te mbahet nje tubim i titulluar “Ecja ne pavaresi”.

Nderkaq, ne oren 18:00, do te shfaqet nje koncert i Filarmonise se Kosoves, nen perkujdesjen e Qeverise se Republikes se Kosoves. Ne oren 21:00 do te organizohet nje koncert madheshtor ne Prishtine, por edhe ne qytete te tjera te Kosoves. Ne oren 22:00 eshte parashikuar ndezja e fishekzjarreve ne kryeqytet, por edhe ne te gjitha qytetet e Republikes se Kosoves. Për mbulimin e këtyre aktiviteteve, qeveria kosovare ka akorduar 150 mije euro nga buxheti.

 

Top Channel