Pas takimit javen e shkuar me kryeministrin Berisha, Menduh Thaci u prit edhe nga presidenti i Republikes Bamir Topi. Tema e bisedave ishte e njejte: gjendja ne Maqedoni dhe qendrimi i shqiptareve atje.

Ne mars vendi do te duhet te zgjedhe presidentin e ri dhe Menduh Thaci e quan joserioze deklaraten se nje president shqiptar per Maqedonine, do te ishte si presidenti Obama per Shtetet e Bashkuara.

“Presidenti Obama pranoi kulturen dhe gjuhen e te bardheve. Nuk do te kete kurre nje president te tille ne Maqedoni”, deklaron Thaci.

Maqedonia duhet te anetaresohej ne NATO ne te njejten kohe me Shqiperine dhe Kroacine, por ky proces eshte bllokuar per shkak te mosmarreveshjeve me Greqine per emrin. Menduh Thaci thote se tashme kompromisi me Greqine duhet te ishte gjetur dhe se mungesa e perspektives atlantike te Maqedonise, do t’i vinte shqitaret perballe nje dileme.

“Ne fakt, po te duam te themi te verteten, ajo eshte se ne kemi problem me NATO-n dhe rrezikojme te jemi jo serioze, ashtu sic po ben qeveria e Shkupit. Problemi eshte se ne duam te anetaresohemi, por kemi problemin me Greqine”, pohon Thaci.

Sipas tij, me kete qendrim te qeverise se Shkupit, Maqedonia rrezikon te kaloje nga kriza politike ne ate etnike. Thaci akuzon presidentin Cervenkovski se po perpiqet te fajesoje shqiptaret per kete krize.

“Mund te jemi shume afer krizes politike, per te mos thene se jemi prane krizes etnike, pasi maqedonasit dhe shqiptaret jane te ndare me thike. Zoti Cervenkovski, si politikan i zhdervjellet qe eshte, perpiqet t’ia adresoje fajin shqiptareve. Por mendoj se eshte vetem nje iluzion qe te na mashtrojne neve, qe ne te futemi ne kurthin e tyre dhe te marrim fajet”, nenvizon Thaci.

Ai shton me tej se nese Maqedonia nuk anetaresohet ne NATO fajo do te jete i maqedonasve dhe se ne nje rast te tille faktori shqiptar do te bashkepunoje me SHBA, NATO-n dhe BE-ne.

Top Channel