Studentet marrin sot suplementin e diplomave

16/02/2009 08:30

Suplementi i diplomave sipas sistemit te Kartes se Bolonjes eshte premtuar se do te shperndahet sot ne te gjitha universitetet publike ne vend.

Nje deklarate te tille ministri i Arsimit, Fatos Beja, e ka bere jo vetem ne nje takim te zhvilluar me te rinjte qe protestonin per modelin e diplomave te tyre, por edhe publikisht ne nje konference per shtyp. Studenti bashke me diplomen merr edhe nje suplement, qe pershkruan te gjitha njohurite qe ai ka marre ne shkolle.

Suplementi eshte konsideruar si nje arritje, qe per Bejen do te thote nje ecje e perbashket me te gjitha vendet e tjera te Evropes. Gjithashtu, po sot eshte premtuar edhe dergimi i nje udhezimi te ri ne universitete, i cili ka per qellim permiresimin e diplomave ne kuptimin e shmangies te disa elementeve qe mund te mos ishin te domosdoshem, duke respektuar gjithmone te drejten e universiteteve, qe ne nje hapesire te caktuar ata te zgjedhin.

 

Top Channel