Presidenti kosovar Fatmir Sejdiu i ka bere thirrje Serbise qe te heqe dore nga mentaliteti per te pasur nje rol hegjemonist ne rajon.

“Serbia duhet te pushoje se ushqyeri deshirat per te luajtur nje rol hegjemonist ne rajon. Ajo nuk mund ta ktheje kohen mbrapa”, ka deklaruar Sejdiu.

Ne nje interviste per gazeten austriake “Presse”, Sejdiu eshte shprehur se Kosova eshte e gatshme per nje fqinjesi te mire me Serbine, pavaresisht se ka vuajtur shume nga agresioni serb.

Me tej, kreu i shtetit kosovar ka deklaruar se Kosova mund te bisedoje me Serbine vetem si nje shtet i pavarur dhe vetem per ceshtje teknike.

“Ne jemi te gatshem qe te bisedojme si dy shtete sovrane per temat me interes te ndersjelle. Por nuk do te bisedojme kurre per ceshtje qe kane lidhje me statusin e Kosoves dhe per ceshtje qe mund te rrezikojne sovranitetin tone”, ka shtuar Sejdiu.

Top Channel