“Viti 2008 deshmoi se Kosova ekzsiton si shtet i pavarur, demokratik, funksional e ligjor”. Deklarata eshte bere nga presidenti Sejdiu, ne prag te pervjetorit te pare te pavaresise.

“Kosova sovrane po behet nje faktor percaktues i sigurise dhe i paqes ne rajon, shembull i gatishmerise per bashkepunim dhe miqesi ne kete pjese te Evropes dhe te botes”, thuhet ne mesazhin e kreut te shtetit. Ai ka uruar gjithe qytetaret e Kosoves per kete pervjetor. Sejdiu shkruan se njohja e shtetit te ri nga vendet fqinje eshte deshmi se pavaresia e Kosoves jo vetem qe nuk e ka trazuar rajonin, por ka krijuar mundesi te reja per perparimin e pergjithshem te kesaj pjese te Evropes Juglindore.

Ne aspektin e formesimit te legjislacionit dhe te strukturave shteterore, sipas Sejdiut jane arritur rezultate te rendesishme, me miratimin me 15 qershor te Kushtetutes moderne, ne procesin e krijimit te Forces se Sigurise se Kosoves, apo ngritjes se Agjencise se Inteligjences dhe Keshillit Kombetar te Sigurise.

Ne pjesen drejtuar serbeve te Kosoves, presidenti u ben thirrje te terhiqen te gjithe atyre qe po perpiqen te mbjellin anarki dhe te rrenojne imazhin e mire te Kosoves ne bote.

Top Channel