Mbreteresha e Britanise se Madhe, Elizabeta II i ka derguar sot nje mesazh urimi presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, me rastin e nje vjetorit te shpalljes se pavaresise.

“Ju bej pershendetjet me te ngrohta si dhe urimet me te mira per mireqenien dhe lumturine e popullit te Kosoves gjate vitit ne vijim”, thuhet ne mesazhin e monarkes.

Urime kane ardhur edhe nga ministri i Jashtem britanik, Dejvid Miliband, i cili ka vleresuar ecurine e shtetit te Kosoves gjate nje viti pavaresi.

“Si sot nje vit me pare u hap nje kapitull i ri ne histori me shpalljen e pavaresise se Kosoves. Qe atehere, lideret kosovare ngriten institucionet demokratike, miratuan ligje te rendesishme dhe pranuan misionin e BE per vendosjen e rendit dhe ligjit”, eshte shprehur Miliband.

Top Channel