Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Barack Obama ka uruar Kosoven me rastin e nje vjetorit te shpalljes se pavaresise.

Ne nje mesazh derguar homologut Fatmir Sejdiu, Obama ka rikonfirmuar mbeshtetjen e Amerikes ndaj proceseve qe Kosova ka perpara.

“Ne emer te popullit amerikan ju pergezoj juve dhe qytetaret e Kosoves per pervjetorin e pare te deklarates historike te pavaresise. Dua te theksoj se SHBA do te vazhdojne te mbeshtesin Kosoven ne perpjekjet e saj per te zene vendin e merituar ne bashkesine nderkombetare”, eshte shprehur Obama.

Top Channel