Korrupsioni ne dogana, dy punonjes ne pranga

16/02/2009 08:20

Korrupsioni ne sistemin doganor ka dhene viktimat e veta edhe ne doganat e vogla ne verilindje te Shqiperise, ne kufi me Kosoven.

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ne baze te nje deponimi te nje te paraburgosuri, ka arritur te mbledhe faktet qe kane cuar ne arrestimin e dy punonjesve te Doganes se Qafes se Prushit ne Has. Ata jane Dashamir Sadikaj 31 vjec dhe Besnik Jaku 36 vjec, me detyre doganier e punonjes policie.

Akuza kunder ketyre dy punonjesve eshte “kontrabande nga punonjes qe lidhen me veprimtarine doganore”, si dhe “shperdorim i detyres”. Ata kishin lejuar transportimin e nje furgoni me mallra te blera ne Kosove, mallra te cilat jane futur pa zhdoganim nepermjet vendkalimit kufitar Qafe Prush dhe per kete shkak edhe jane sekuestruar nga policia.

Ky eshte rasti i dyte i ndalimit te doganiereve brenda nje viti ne Qarkun e Kukesit, pas nje grupi te ndaluar muaj me pare ne Morin per ryshfetet qe u kerkonin dhe gjobat qe u vinin udhetareve nga Kosova.

Top Channel