Jeremic: Neser nisin bisedimet me UNMIK

16/02/2009 17:10

Ministri i Jashtem i Serbise, Vuk Jeremic ka deklaruar se diten e neserme do te nisin bisedimet mes zyrtareve serbe dhe atyre te UNMIK mbi aplikimin e marreveshjes 6 pikeshe per Kosoven.

“Shqiptaret thone se nuk do te kete me bisedime, por ja qe do te kete. Ne kemi insistuar dhe te marten fillojne bisedimet mbi implementimin e planit 6 pikesh te sekretarit te pergjithshem te OKB-se”, ka pohuar Jeremic.

Ai ka denoncuar presionin e ushtruar sipas tij nga pala shqiptare ne terren dhe ka shtuar se Beogradi do te vazhdoje te kembengule per implementimin e plote te planit te Kombeve te Bashkuara.

Top Channel