Izraeli bombardon tunelet ne Gaza

16/02/2009 14:00

Avionet izraelite kane bombarduar tunelet ne kufirin mes Gazes dhe Egjiptit, pasi dy raketa u leshuan ne jug te Izraelit.

Ushtria njoftoi se sulmet ajrore kishin si objektiv nje tunel, qe perdorej per kontrabanden e armeve ne Gaza. Nje grup militant pak i njohur, i quajtur Hezbollah Brigades Palestine moren pergjegjesine per sulmet, qe nuk shkaktuan viktima. Aktet e dhunes vazhdojne serish pavaresisht armepushimit.

Mengjesin e sotem dy raketa rane ne Izrael, njoftoi ushtria. Disa ore me pas Izraeli bombardoi nje zone kufitare ne qytetin Rafah. Nderkaq, zyrtaret palestineze kane njoftuar se nje 25-vjecar ka gjetur vdekjen dhe pese te tjere u plagosen nga nje shperthim ne veri te Gazes prane kufirit me Izraelin.

Top Channel