Gruevski: Zgjidhja e “Emrit”, pas zgjedhjeve ne Greqi

16/02/2009 17:00

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka deklaruar se, shpreson qe pas zgjedhjeve te reja ne Greqi te arrihet nje marreveshje per zgjidhjen e kontestit te emrit.

“Edhe konkluzioni i takimit te fundit per ceshtjen e emrit ne Nju Jork ishte qe te priten zgjedhjet e ardhshme ne Greqi”, ka deklaruar Gruevski.

Sipas tij, edhe negociatori grek Ademantios Vasilakis ka mbeshtetur qendrimin se ne kushtet aktuale nuk ekziston nje klime e mire per zgjidhjen e kontestit.

Kryeministri maqedonas ka shtuar me tej se qendrimi i deritanishem i administrates greke ka qene qe, Maqedonia te ndryshoje teresisht identitetin e saj.

Top Channel