Brazil, nje grua nuk ka shenja gishterinjsh

16/02/2009 14:00

Eshte bere nje grua e padukshme. Tania Manso Correia Machado, pavaresisht 64 vjeteve qe mban mbi supe, eshte njesoj si te jete zhdukur nga syte e botes.

Cfare i ka ndodhur? Dalengadale, i jane zhdukur shenjat e gishterinjve. Mos eshte ndonje kriminele qe do t’i shpetoje duarve te policise? Padyshim qe jo, madje ajo eshte nje qytetare model, nje psikologe braziliane qe nuk ka bere asgje te keqe ne jeten e saj.

Ndersa vendi i saj po shton gjithnje e me shume masat per te mbajtur nen kontroll shtetasit, Tania eshte transformuar ne nje fantazme pa identitet, pasi asnje sistem nuk arrin te deshfiroje te dhenat e saj personale. Edhe ato pak shenja te dallueshme per aparaturat jane te destinuara te zhduken se shpejti.

Si ka ndodhur e gjithe kjo?

Zonja Correia, nene e dy femijeve tashme te rritur, eshte nje prej pak personave ne bote, qe eshte goditur nga sindroma e Naegeli, nje semundje e rralle me origjine gjenetike.

Tania e vuri re kete fakt tre vite me pare dhe prej asaj kohe ka hyre ne tunelin, brenda te cilit nuk duket asnje rreze drite.

Tre vjet me pare gjate nje vizite mjekesore, personi i cili do t’i merrte te dhenat personale u habit kur pa se ajo nuk kishte shenja gishterinjsh. Per bese asnje!  Duar alienesh?!

Per kete shkak, Tania as nuk mund te udhetoje dhe as mund te perfitoje nga nje sere sherbimesh qe behen per shtetasit e tjere braziliane.

E nese do te ishte nje grabitese? Atehere patjeter qe do ia kalonte edhe Arsen Lupen…

Top Channel