Atentati ndaj Nunit, pyeten perseri deshmitaret

16/02/2009 08:10

Atentati ndaj gjyqtarit Ardian Nuni ka detyruar agjente te Antiterrorit dhe hetues te Prokurorise se Krimeve te Renda te rimarrin ne pyetje mbi 20 persona.

Deshmitare te rastesishem, roje parkimi, fqinje te gjyqtarit Nuni, personat qe e kane cuar ate te gjakosur mbremjen e 8 shkurtit ne Spitalin Ushtarak do te jene protagonistet kryesore ku do te mbeshteten hetimet, pas deklarates se gjyqtarit se nuk e ka njohur personin qe e ka qelluar.

Prokuroria ka mundur te krijoje nje imazh mbi autorin qe qelloi mbi gjyqtarin Nuni, ndersa ky i fundit parkonte makinen poshte apartamentit te tij. Nje hetim i hollesishem i ngjarjes qe ngjalli shume reagime edhe ne institucionet legjislative ka nisur ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Prokurori Xhevat Hana ka marre persiper drejtimin e hetimit per te zbardhur motivet e ketij atentati te mbetur ne tentative, duke rimarre personalisht ne pyetje te gjithe personat qe e kishin pare Nunin ne daten 8 shkurt.

Megjithate, deshmite e 20 personave duket se nuk i kane ndihmuar hetuesit per te percaktuar shkakun e vertete te plagosjes. Tashme po verifikohen te gjitha pistat e mundshme, ndersa ne duart e hetuesve ndodhen edhe lista e gjyqeve te Nunit ne Gjykaten e Larte. Nga verifikimet paraprake, hetuesit deklarojne se nuk mund te percaktojne ende nese atentati ka ndodhur per shkak te detyres.

Top Channel