Shqiperia, asistence per “zemren” nga Gjermania

15/02/2009 12:30

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, zhvilloi nje vizite zyrtare ne Gjermani. Ne kete vizite, ajo kreu nje sere takimesh te rendesishme me personalitete te shtetit gjerman.

Nje nga pikat mjaft te rendesishme, ishte diskutimi i hollesishem per fushat e bashkepunimit, si edhe nisja e negociatave per nenshkrimin e nje marreveshjeje midis dy vendeve ne fushen e shendetesise.

Ne kete marreveshje, pritet te bejne pjese, shkembimet e eksperiencave te mjekeve ne fusha te ndryshme te shendetesise, specializime per menaxhimet spitalore, kualifikim dhe shkollim te stafit mjekesor, si edhe bashkepunim me te ngushte me qendrat e kardiologjise gjermane, ku mjeket tane mund te marrin eksperience edhe ne fushen e kardiologjise invazive.

Top Channel